Shqipëri, lëkundjet e tërmetit që vazhdojnë janë një lajm i mirë apo i keq? Flet sizmiologu grek

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi befasisht Shqipërinë dhe la pas pasoja fatale, me 51 jetë njerëzish të humbur nën rrënoja dhe dëme të mëdha materiale, sigurisht është një nga ato kujtimet e errëta që për shumë kohë nuk do të zhduket nga memoria e njerëzve, njofton TV Klan.

Por, ajo që po bëhet shqetësuese kohët e fundit është fenomeni i post lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit. Herë të ndjeshme dhe herë të tjera jo, por diçka është e sigurt: goditjet po vazhdojnë!

Për TV Klan, sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekkas, thotë se lëkundjet që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbëjnë arsye për shqetësim. Ai shprehet se është normale që të ketë periudha me veprimtari të lartë sizmike dhe më vonë me veprimtari më të ulët.

Eftimis Lekkas

“Kjo nuk është diçka e çuditshme. Hulumtuam në këtë drejtim, mirëpo nuk nxorëm dot asnjë konkluzion. Është edhe ky një fenomen natyror që ndjek rregullat e veta. Mirëpo nuk rezulton asgjë që të themi se Ballkani dhe Italia apo Mesdheu Lindor ndodhen në një situatë të rrezikshme. Këtë nuk mund ta themi”.

Aktiviteti sizmik tashmë po zhvillohet normalisht dhe sipas tij, kjo është diçka e mirë. Pra, është një lajm i mirë që lëkundjet e tërmetit vazhdojnë, sepse në të kundërt mund të ketë goditje edhe më fatale.

Pas termetit

“Ka shumë pas tërmete dhe kjo është pozitive, sepse ç’tensionon aktivitetin sizmik. Mirëpo, në asnjë rast nuk mund të themi se nuk do të bëhet një tërmet i fuqishëm, kjo shkon përtej fuqive dhe njohurive tona. Megjithatë, fakti se kemi vazhdimisht pas tërmete, është në drejtimin e duhur. Tërmeti nuk është gjë tjetër veçse energji. Sa më shumë energji çlirohet, aq më pak mbetet. Kështu, zvogëlohet edhe mundësia që të bëhet një tërmet i madh. Sa më shumë kalon koha dhe vazhdojnë pas tërmetet, pakësohet edhe mundësia që të ndodhë një tërmet i fuqishëm”.

Por a ka zona të tjera në Shqipëri që rrezikohen nga një tërmet i fuqishëm?

“Këtë nuk mund ta themi. Sa herë që themi diçka, ndodh e kundërta. Nuk kemi ende njohuritë që të themi “ra tërmet në Durrës, tani do të bjerë në Sarandë apo diku gjetkë”. Kjo është mbi fuqitë tona. Natyra funksionon pa u kufizuar prej njeriut. Natyra na urdhëron, nuk e urdhërojmë”.

Sizmologu Eftimis Lekkas këtë fundjavë vjen sërish në Shqipëri, në krye të një ekipi me 20 inxhinierë grekë. Misioni do të jetë të shqyrtojë shkaqet e shembjes së godinave dhe paraqitja e konkluzioneve qeverise shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button