Deputetja Frosina Remenski ishte në Prokurori për t’i parë dëshmitë kundër saj në rastin “Reket 2’

Deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska-Remenski sot ka qenë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që t’i shohë dëshmitë për rastin “Reket 2”, gjegjësisht lidhjen e saj me organizatën joqeveritare të “Lidhja Ndërkombëtare e Bojan Jovanovskit (Boki 13), ku ajo ishte kryetare nderi, njofton Portalb.mk.

Dëshmitë i pa me kërkesë të saj, por për dallim prej radhës së kaluar, Remenski këtë herë është fshehur nga mediat dhe në Prokurori ka hyrë nga hyrja e pasme.

Remenski është e dyshuar se ka ndihmuar në veprat “mashtrim” dhe “larje parash” nëpërmjet Lidhjes Ndërkombëtare. Veprat i ka kryer Boki 13, por Remenski me praninë e saj në Lidhjen Ndërkombëtare ka lënë përshtypje se projektet për ndërtim të shtëpive për persona në moshë të cilat ua ka ofruar biznesmenëve për një milion euro janë të përkrahura nga pushteti ekzekutiv.

Remenski u ftua në Prokurori që të japë deklaratë përpara tre muajve, dhe ajo përpara gazetarëve tha se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim me biznesmenë, dhe nuk ndihet fajtore.

Asaj i janë shqiptuar masa kujdesi, gjegjësisht i është marrë pasaporta, nuk guxon ta lëshojë Shkupin ,ndërkaq pas bastisjes në shtëpinë e saj i janë marrë dy telefona, kompjuter dhe mjete tjera.

Nga java e ardhshme të dyshuarit në këtë hetim do të ftohen që të japin deklaratë edhe përpara prokurorit, konfirmojnë nga Prokuroria. Dje dëshmitë i kanë parë edhe të dyshuarit, nënkryetarja e Lidhjes Ndërkombëtare Jasna Mandiq dhe asistentja e Boki 13, Kristina Bllazhevska. Për sot kanë qenë të ftuar edhe Boki 13 dhe babai i tij Mile Jovanovski, të cilët gjithashtu janë të akuzuar, megjithatë ata kanë hequr dorë t’i shohin.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina Remenski, Mile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button