“Kurir-i” serb ka parë frikë dhe dramë për Maqedoninë e Veriut dhe NATO-n atje ku nuk ka

Portali serb “Kurir” këto ditë (09.12.2019) doli me një titull qesharak në të cilin ironizon me vërejtjen e kreut të shtetit Stevo Pendarovski se “në vigjilje të hyrjes në NATO, mund të jemi objekt i propagandës politike dhe fushatës së lajmeve të rreme”, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ky qëndrim në ballinën e “Kurir-it“ është përkthyer në një mesazh të theksuar tendencioz, pjesërisht i shkruar dhe shkronja të mëdha, me siguri, për të forcuar përshtypjen manipuluese: “HYJNË NË NATO, E FRIKËSOHEN NGA LAJMET E RREME: Paralajmërim dramatik i presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ”(ULAZE U NATO, A BOJE SE LAŽNIH VESTI: Dramatično upozorenje predsednika Severne Makedonije Steve Pendarovskog!)

Bëhet fjalë për një fragment nga intervista e Pendarovskit në emisionin “Detektor” në televizionin Sitel, në të cilin nuk ka asgjë dramatike, siç pretendohet të shfaqet në titullin e lartpërmendur. Presidenti vetëm tregon se çka pret ai – supozime në bazë të përvojës së tij të mëparshme me lajmet e rreme gjatë referendumit dhe Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimin e emrit:

“Nëse në vigjilje të hyrjes në NATO, në muajt e ardhshëm mund të jemi objekt i një fushate propagandistike politike, të “fejk nju” e kështu me radhë, mendoj se mund të jemi, siç ishim në kulmin e fushatës politike vitin e kaluar në shtator gjatë referendumit. Por nuk pres që ta arrij atë nivel sikur në shtator të vitit 2018 “.

Më tej Pendarovski flet rreth asaj që “NATO perceptohet si garant i sigurisë …”

Dhe aq. Në paraqitjen e tij nuk ka as dramatikë, as manifestim të ndonjë frike nga paniku nga ndonjë gjë, madje as edhe nga lajmet e rreme.

Por, ndonëse për nga përmbajtja teksti në “Kurir” është mjaft korrekt, ai është “i stolisur” me një titull që padyshim ka pas për qëllim të na përqeshë dhe të tallet. Demek, po bëhemi pjesë e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, por ja që jem frikësuar nga lajmet e rreme!

Këto janë çështje të ndryshme, nga njëra anë është realizimi i ambicies sonë shumëvjeçare – anëtarësimi në NATO. Ndërkohë krejtësisht tjetër gjë është fenomeni i lajmeve të rreme, problem me të cilin përballen shumë vende të tjera, shumë më të fuqishme se sa ne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button