Pendarovski e plotësoi ulësen e dytë në Këshillin Gjyqësor, Komisioni nuk i dha dritë të gjelbër propozimit të LSDM-së

Kuvendi zgjodhi edhe propozimin e dytë të Presidentit Stevo Pendarovski për anëtare të Këshillit gjyqësor, e ajo është Vesna Damova, bashkëpunëtore shumëvjeçare e gjyqtarit në Gjykatën themelore Shkupi 1. Në fillim të verës, me propozimin e Pendarovskit, në Këshill u zgjodh edhe Milazim Mustafa, me çka kuota presidenciale në pushtetin më të lartë gjyqësor është plotësuar, njofton Portalb.mk.

Por nuk është plotësuar kuota e Kuvendit. Sot Kuvendi e votoi mandatin e dytë 6-vjeçar, të Selim Ademit, në Këshillin gjyqësor si propozim i Kuvendit, pasi me ndihmën e votave të VMRO-DPMNE-së, ai e mori dritën e gjelbër në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime të kryesuar nga Ilija Dimovski, transmeton SDK.

Për dallim nga ky propozim i BDI-së, propozimi i LSDM-së Pavlina Crvenkovska nuk mori mbështetje në Komision, i cili ka gjashtë anëtarë VMRO-DPMNE, LSDM ka 5, dhe BDI dhe Besa kanë nga një. Kjo do të thotë që në Këshillin Gjyqësor një ulëse, që është e rezervuar për propozim nga Parlamenti, do të jetë e lirë për disa muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button