RMV, automjetet që ndotin më pak do të importohen me tatim më të ulët

Për herë të parë, do të fillojë aplikimi i tatimit për automjete me komponentë ekologjike. Nëse automjeti ndot më pak, do të paguhet tatim më i ulët për import. Projektligji për tatim të automjeteve është në procedurë parlamentare dhe do të zbatohet që nga fillimi i vitit 2020, kanë sqaruar nga Ministrja e financave Nina Angellovska dhe Drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski para përfaqësuesve të OJQ-ve, të Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe qytetit të Shkupit duke i paraqitur ndryshimet që i përmban ligji i ri, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani tatimi i automjeteve është trajtuar ekskluzivisht nga aspekti fiskal i të ardhurave në Buxhet. Me projektligjin e ri stimulohet blerja e automjeteve ekologjike. Automjetet që blihen më së shumti janë nga 8.000 deri në 15.000 euro, me euro standard 5 ose 6 euro, do të kenë tatim edhe më të ulët. Qëllimi i mënyrës së re të tatimit të automjeteve është të ndikohet në uljen e ndotjes së ajrit ambiental gjatë gjithë vitit”, tha Ministrja Angellovska.

Sipas rregullores së re, përllogaritja e tatimit do të bazohet në dy përbërës: vlerën e automjetit dhe sasinë e dyoksidit të karbonit që automjeti e emeton, duke i bërë automjetet, që ndotin më pak ose ndotin më pak se automjetet tjera, ekonomikisht më të leverdishme për t’i blerë sesa ato që ndotin më shumë.

Drejtori i doganave theksoi që automjetet elektrike nuk do të tatohen gjatë importet, sikurse automjetet e reja të ndihmës së parë dhe për shërbime të varrimit. Kur importoni makina për taksi, do të bëhet rimbursim prej 25% të tatimit të së paguar, ndërsa për furgona,  përkatësisht automjetet me 7 + 1 dhe 8 + 1 vende kthimi i tatimit do të jetë 80%. Automjetet hibride do t’i nënshtrohen lirimit prej 50 përqind të tatimit.

Qytetarët të cilët do të blejnë automjet pasi të hyn në fuqi Ligji i ri, për llogaritje të tatimit do të kenë në dispozicion një kalkulator në ueb-faqen e Drejtorisë doganore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button