Ja sesi të vendosni alarmin në një telefon dhe tablet Android

Ditëve të sotme jo rrallë herë na duhet të ngrihemi nga shtrati më herët sesa do të kishim dëshiruar. Për fat të mirë sot ka pajisje elektronike pafund të cilët mund të shërbejnë si një alarm i cili ju zgjon dhe ju ruan që të mos humbisni axhendën, shkruan PCWorld Albanian.

Këtu përfshihen telefonët dhe tabletët Android të cilët vinë me një aplikacion ore i cili është i besueshëm dhe i lehtë për tu përdorur.

Në këtë artikull ju tregojmë sesi të vendosni një alarm në pajisjen tuaj Android në mënyrë që të mos ngelni në gjumë aksidentalisht.

Ja sesi të vendosni alarmin në telefon dhe tablet Android

Për të vendosur një alarm së pari duhet të hapni aplikacionin e orës. Nëse nuk është në ekranin e telefonit atëherë mund ta gjeni në menunë e aplikacioneve.

  1. Klikoni ALARM në cepin e djathtë lart të aplikacionit të orës
  2. Klikoni simbolin + në cepin e djathtë poshtë të ekranit. Vendosni orarin që dëshironi duke shfletuar numra dhe vendosni datën së bashku me sa herë dëshironi që alarmi të përsëritet përpara se të mos bjerë më.
  3. Ne ju sugjerojmë që të përshtatni tingullin, dridhjet dhe opsionet e anulimit të saj sipas dëshirës.
  4. Klikoni SAVE dhe ja ku përfundoi.
Alarmi

Sapo ta keni përshtatur mund ta fikni dhe ndizni sipas dëshirës duke klikuar butonin në formë shine në anën e djathtë të alarmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button