Deri në pranverë Maqedonia është e obliguar të implementojë planin e aktiviteteve drejtë BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot hapi konferencën vjetore të Sekretariatit për Çështje Evropiane, “BASHKË DREJT YJEVE”në të cilën krahas analizave të gjendjeve me integrimet evropiane, do të përgatitet edhe plani i ri reformues në prag të samiteve të BE-së në mars dhe maj vitin e ardhshëm, njofton Portalb.mk.

“Ne, si vend, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe në këtë drejtim janë edhe ambiciet tona. Ne përsëri, si SÇE, nuk kemi gjë tjetër për të punuar përveç harmonizimit me standardet evropiane, implementimittë rregullave evropiane, por edhe frymëzimin e vlerave evropiane në shoqërinë tonë”, tha mes tjerash, Osmani.

Në Konferencën vjetore të Sekretariatit për Çështje Evropiane pjesëmarrës ishin edhe Zhulian Vasal, Zëvendës-shef i Delegacionit të BE-së në vend dhe udhëheqës i Njësisë për Çështje Politike, Amer Kapetanoviç, Shef i Njësisë në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Ervan Fuere, euro- ambasador i mëparshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fransoa Lafond dhe Zoltan Marku, këshilltarë të ZKQRMV Osmani të deleguar në SÇE nga Qeveritë e Francës dhe Hungarisë.

Në fjalimet e tyre ata theksuan se në periudhën që vjen, deri te përcaktimi përfundimtar i metodologjisë së re të zgjërimit të Bashkimit Evropian, duhet të vazhdojë zbatimi i reformave, sepse siç thanë “transformimi i shoqërisë në përputhje me standardet dhe rregullat e BE-së është e rëndësishme për vendin edhe për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve të cilët jetojnë këtu.”

LEXO: Plani i KE për Maqedoninë e Veriut: Draft metodologjia në janar, mini-raport në shkurt, vendim për negociata në mars

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button