30 emigrantë janë kapur nga policia, arrest për të dyshuarin

Dje rreth orës 18:00 në zonën industriale në afërsi të fshatit Vasilevë është privuar nga liria M.O. (41) nga fashti Zelenikovë i Shkupit, njofton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia në furgonin e tipit “Fiat Dukato” me tabela të Shkupit, të drejtuar nga 41-vjeçari ka gjetur 30 migrantë 29 prej tyre janë shtetas të Afganistanit ndërsa njëri është shtetas i Pakistanit.

Emigrantët janë transferuar në Qendrën për të huaj.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se 41-vjeçari M.O. kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg, respektivisht ai është i dënuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të substancave narkotike dhe psikotrope”. I arrestuari është dorëzuar në Stacionin policor të Strumicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button