Këshilli i Ambasadorëve: Kategoria “drejtorë gjeneralë” është e padobishme në Ligjin e ri për punë të jashtme

Vërejtja më e madhe e shoqatës “Këshilli i Ambasadorëve” për Propozim Ligjin për punë të jashtme të RMV-së të propozuar dje nga Ministria e punëve të jashtme është se do të rritet më tepër dallimi mes kuadrove udhëheqëse në ministri në krahasim me numrin e kuadrove shërbyese administrative. Kjo sipas shoqatës, e bën Ministrinë e punëve të jashtme joefikase, shkruan Portalb.mk.

“Kategoria e re e propozuar e udhëheqësve nën sintagmën “drejtorë gjeneralë” është e panevojshme dhe e padobishme. Këshilli i Ambasadorëve konsideron se krijimi i forma të reja organizative të cilat do ti shërbejnë të njejtit qëllim, siç është kontrolli i brendshëm si formë zavendësimi të revizorit të brendshëm është i panevojshëm.” thuhet në kumtesën e tyre.

LEXO: RVM, deri në 80% të shefave të misioneve diplomatike do të jenë diplomatë të karrierës

“Këshilli i Ambasadorëve” konsideron se Ligji i ri për punë të jashtme duhet ti inkorporojë në trupin e tij një pjesë të zgjidhjeve ligjore të ligjit në fuqi, në veçanti numrin dhe emërtimet e thirrjeve të larta diplomatike siç janë: këshilltari, ministër këshilltari, ministri fuqiplotë dhe ambasadori, si dhe numrin dhe emërtimet e thirrjeve diplomatike në nivel të sekretarëve siç janë: atashe, sekretari i tretë, i dytë dhe i parë në përputhje me konventat diplomatike e konsulare, praktikën shumëvjeçare në vendin tonë dhe praktikimet e njejta në shumë shtete në botë.

“Këshilli i Ambasadorëve konsideron se zgjidhja e deritashme ligjore e nenit 64-b,v,g në Ligjin aktual të punëve të jashtme për avansimin e rregullt të thirrjeve diplomatike është më i saktë dhe më i zbatueshëm në praktikë se sa zgjidhja e propozuar në tekstin e tashëm. Në lidhje me praktikën e deritashme të avansimit të rregullt në thirrjet diplomatike problemi nuk ka qenë në zgjedhjen e keqe ligjore por në moszbatimin në praktikë të kësaj zgjidhjeje gjë që ka dhënë efekte negative dhe e ka zvogëluar numrin e diplomatëve me thirrje të larta diplomatike.” thuhet në kumtesën e tyre.

LEXO: Diplomatët do të vlerësohen fshehtas me nota përshkruese – nga “spikatet” deri në “nuk kënaq”

Këshilli i Ambasadorëve konsideron dhe është i bindur se kushti i domosdoshëm për krijimin e diplomacisë profesionale duhet të jetë që ambasadorët e ardhshëm të zgjidhen nëpërmjet konkursit të shpallur në MPJ dhe krijimin e ranglistave të kandidatëve të cilët kanë konkuruar dhe i kanë përmbushur kushtet dhe jo nëpërmjet hartimit të një liste nga ana e drejtorëve, sekretarit shtetër dhe shefave të kabineteve.

Këshilli i Ambasadorëve konsideron se emërimi i ambasadorëve (përveç NATO-s si nevojë emergjente) në kohën dhe kushtet kur partitë politike kanë hyrë thellë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare nuk e shpie në rrugë të mbarë vendin dhe atij nuk i sjell asnjëfarë dobie por edhe më tepër i acaron relacionet ndërpartiake midis pozitës dhe partive në opozitë.

LEXO: Këto emra përfliten se do të emërohen ambasadorë të RMV-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button