Pasi dështuan dy kandidatët shqiptarë, Acevski u zgjodh kryerevizor shtetëror

Maksim Acevski do të jetë kryerevizori shtetëror, pasi siguroi votat e majftueshme fillimisht në Komisioniin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ndërsa sot edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Me një vendim unanim prej 81 votave „për“, ai fitoi mandatin e revizorit kryesor shtetëror, mandat të cilin e nisi me betimin solemn në Kuvend.

LSDM përmes Muhamed Zeqirit, fillimisht ka propozuar për kryerevizor Adem Currin. Ai nuk arriti të siguron votat e mjaftueshme për t’u emëruar kryerevizor shtetëror, pasi në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve u ndërpre seanca pasi i propozuari Curri nuk mori shumicë votash. Ai mori 6 vota nga gjithsej 12 anëtarët e pranishëm të Komisionit. Si kundërkandidat i Currit, në garë ishte edhe Naser Ademi, si i propozuar i deputetit Ejup Alimit.

Krste Shajnovski gjithashtu u emërua sot nga Kuvendi në postin e kryetarit të Këshillit të ekspertëve te Agjencioni për supërvizion dhe sigurime.

Vesna Dameva u emërua anëtare e Këshillit gjyqësorë në RMV, pas propozimit të presidentit Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button