fbpx

Kjo është arsyeja pse futbollisti Ejupi ndërpreu futbollin aktiv

Futbollisti shqiptare Muzafer Ejupi është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 31-vjeçare.

Ejupi vendosi të var këpucët në gozhdë, pasi prej disa kohësh ka patur probleme me veshkat dhe ka qenë e pamundur për të që të luajë në nivele të larta.

“Problemet shëndetësore që kam kaluar më kanë lodhur. Fatmirësisht gjithçka është nën kontroll, nuk është e mjaftueshme të jem në nivelin e mëparshëm në stërvitje dhe në ndeshje. Në këto gjashtë muaj në klub kam bërë më të mirën time, duke dhënë edhe atomin e fundit, por nuk funksionoi”, shprehet Ejupi.

I tërhequr për arsye shëndetësore, sulmuesi nuk i kurseu falënderimet për klubet ku ka luajtur, ndërsa premton se është gati për sfidën e re, transmeton OraNews.

“Shëndeti është ajo që duhet të vlerësojmë në jetë, ndaj e ndjeva që ky ishte momenti kur duhej t’i thosha lamtumirë futbollit. Periudha që kur erdha në Kroaci, me Slaven Belupo dhe Osijek, është më e bukura në jetën time dhe do ta kujtoj gjithmonë. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit në të dyja këto klube, duke nisur nga presidentët, drejtorët, trajnerët dhe shokët e skuadrës, për ta mbyllur me ekonomistët dhe sanitaret. Me ose pa futboll, jeta vazhdon. Jam njeri pozitiv dhe mezi pres të nis një faqe të re në jetën time”, deklaroi 31-vjeçari.

Në verën e vitit 2013 sulmuesi qe ka luajtur edhe me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e Skënderbeut, por qëndroi vetëm një muaj duke u larguar pa lënë gjurmë.

Në kampionatin maqedonas ai është aktivizuar me Vardar, Shkëndijën e Tetovës dhe Turnovo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button