U propozuan dy projektligje për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Për ndryshimet e propozuara në Kodin zgjedhor janë dorëzuar mbi gjashtë mijë amendamente, transmeton Meta.mk.

Mbi 6.000 amendamente për ndryshime në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Ndryshimet janë paraqitur nga 15 deputetë të partive më të vogla të cilët propozojnë një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura.

Në seancën e sotme parlamentare janë propozuar dy projektligje për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor. Projektligji i parë parashikon ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore në Republikë me 120 deputetë të zgjedhur, ndërsa projektligji i dytë, në anën tjetër, ka të bëjë me zgjedhjet lokale dhe futjen e listave të hapura për zgjedhjen e këshilltarëve.

Propozimi i dytë gjithashtu parashikon zëvendësimin e kuotës gjinore prej 40 përqind me një numër të barabartë burrash dhe grash në listat e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button