Kjo është vlera e ndihmave që ka arritur të mbledh Kryqi i Kuq në RMV për Shqipërinë

Pas dëmeve që shkaktoi tërmeti në Shqipëri më 26 nëntor, shumë organizata nga vende të ndryshme u mobilizuan për të grumbulluar mjete për sanimin e dëmeve.

Njëra nga organizatat që filloi grumbullimin e mjeteve për Shqipërinë e pas tërmetit, është Kryqi i Kuq i cili deri më 12 dhjetor arriti të grumbullon deri 9.301.612 denarë, transmeton Portalb.mk.

Mjetet janë grumbulluar me dhurimin përmes numrave të telefonit për donacione nga Telekomi i Maqedonisë 143 400 dhe nga А1 Maqedoni 143 400 dhe në llogarinë e fondit për solidaritet 300000001327966.

Kryqi i Kuq i falënderoi gjithë donatorët që kanë dhënë kontribut në grumbullimin e kësaj vlere. Ndër kontribuuesit kanë qenë qytetarët, kompanitë dhe institucionet e vendit.

Personat dhe kompanitë e interesuara, siç theksohet, munden edhe më tej të dhurojnë përmes xhiro llogarisë së fondit për solidaritet 300000001327966, ndërsa qytetarët nga vendet tjera mund të dhurojnë në Kryqin e Kuq përmes Bankës komerciale SHA Shkup, rr. Orce Nikollov” nr. 3 në xhiro llogarinë 300000000000133 25730522-11, Sëift code: KOBSMK2X dhe Iban code: MK07300701000001228.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button