Punëtorët shëndetësorë paralajmëruan grevë për nesër

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka lutur të gjithë punëtorët shëndetësor që të vazhdojnë me përgatitjet për grevën e nesërme dhe njëherit apelojnë tek të gjithë që ta ruajnë qetësinë.

Me anë të një komunikate për media ata njoftojnë se do të fillojnë takime intensive në bazë (me punëtorë) që të nxjerrin opinonin e duhur në lidhje me veprimet e ardhshme sindikale, duke bërë të ditur po ashtu se të gjitha pasojat në rast të reagimit më radikal të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do t’i bartin politikëbërësit, që, sipas tyre, siç duket kanë dorë, transmeton KlanKosova.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që të pezullohet zbatimi i Ligjit për pagat në sektorin publik. Sipas Ligjit të ri për paga, zbatimi i së cilit u pezullua nga Kushtetuesja, paga mujore më e ulëta do të ishte ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 euro paga e mësimdhënësve të shkollës së mesme, profesori i universitetit do të kishte marrë pagë me rritje prej 1.505 euro, kryeprokurori 1. 912 euro, kryeministri 2.151 dhe presidenti i Kosovës do të merrte pagë mujore në vlerë prej 2.390 eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button