Festivali ndërkombëtar “Filmat me rëndësi” filloi sot nga Tetova

Në Tetovë, Manastir, Shtip dhe Shkup do të prezantohen filma të ndryshëm me tematikën e të drejtave të njeriut, ky projekt realizohet nga Komiteti i Helsinkit në kuadër të ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. “Filmat me rëndësi” është festival ndërkombëtar me gjenezë në Holandë, i cili realizohet në shumë shtete nga ana e organizatave joqeveritare. “Përballja me dragoin” ishte filmi i cili u shfaq sot në Tetovë, shkruan Portalb.mk.

Filmat me rëndësi apo #MoviesThatMatter është festival i njohur ndërkombëtar i cili disa vite tani realizohet në të gjitha shtetet e Unionit Evropian, nga ana e organizatave joqeveritare. Të drejtën për realizimin e tij në Maqedoninë e Veriut këtë vit e ka fituar Komiteti i Helsinkit.

Organizatorët e këtij festivali na thanë një ndër pjesët më të rëndësishme të këtij festivali është debati i cili zhvillohet pas secilit film, sipas tyre secili prezantim i filmave do të mbahet në Universitete për arsye se target grup ky projekt i ka të rinjtë.

“Movies that matter, është festival ndërkombëtar i cili ka filluar në Holandë dhe që organizohet në shumë shtete nga organizata joqeveritare, filmat zgjidhen nga ata dhe kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Ky projekt këtë vit realizohet nga Komiteti i Helsinkit në 4 qytete të Maqedonisë edhe atë Tetovë, Shtip, Shkup dhe Manastir. Pas secilit dokumentar apo film zhvillojmë debate me pjesëmarrësit, projekti ka filluar me 10 dhjetor dhe përfundon me 17 dhjetor”  thanë nga Komiteti i Helsinkit.

“Përbalja me dragonin” titullohet filmi i cili u shfaq sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglinodre (UEJL) në Tetovë, ku si debatuese ishin të ftuara Adelina Marku, Besa Arifi dhe Xhane Kreshova.

Festivali "Filmat me rëndësi" në Tetovë.
Festivali “Filmat me rëndësi” në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button