A ia ka dhënë prokurorja procesverbalet e “Reketit” Mickoskit dhe a ka hetues i cili ka shitur informata sekrete për 100 mijë euro

Incizimet e reja që janë publikuar dje, e në të cilat flitet për rastin “Reket”, ndërkohë që zëri i njërit bashkëbisedues i ngjan atij të biznesmenit Orce Kamçev, aktuelizojnë disa çështje. Më saktë, kush ia ka dhënë procesverbalet nga hetimi për “Reket” liderit të VMRO-DPMNE–së, Hristijan Mickoski, të cilat ai valëviti nga foltorja e konferencës për shtyp dhe a ka nxjerr ndonjë hetues nga prokuroria informata të fshehta, me USB, ndërsa gjoja për atë punë ka fituar 100.000 euro, transmeton Fokus.mk.

Për arsye se incizimet zgjasin vetëm nga 10 sekonda, nuk mund të kuptohet tërë konteksti, por për këtë arsye imponohen shumë dilema:

“A janë prej te Villma… Aty kush e di cili punon për VMRO. Nesër Villma e re duhet të jetë dikush prej tyre. Mund t’i ketë përbirë dhe t’ia ketë dhënë Mickos. He.. Dhe nesër ajo bëhet prokurore. Të gjithë janë në pushim be, kush dëshiron mund të hyjë në kompjuter”.

Saktë dihet se kush i ka punuar. Kur ata janë edhe të retarduar, në institucione kanë njerëz… ti e di ç’donë të thotë hetuesit t’i japësh 100.000 euro për të të dhënë një USB? 100.000 euro?“, thuhet në ato biseda.

Pikërisht për atë e pyetëm prokuroren Villma Rusovska a ka ndonjë njohuri për këto informata, mirëpo morëm përgjigje të shkurtë “Jo”.

Dje nga prokuroria kanë informuar që është duke u punuar në drejtim të zbulimit prej nga dhe kush i publikon incizimet.

“Është duke u vepruar në lidhje me lëndën. Është lëshuar urdhër nga Ministria e punëve të brendshme – Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale të ndërmarrin veprime dhe masa dhe kërkesa për grumbullim të njoftimeve të nevojshme ta dërgojnë në “Jutjub”, informojnë nga Prokuroria publike.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”
LEXO: “Bomba” të reja për rastin “Reket”: Çanta me para ka pasur GPS, nuk është te Zaevi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button