SIDA vazhdon të jetë kërcënimi më i madh mbi shëndetin publik në Afrikë

Shumë vende afrikane janë duke luftuar kundër infeksionit të virusit të imunitetit të njeriut (HIV), duke rezultuar në sindromën e fituar të mungesës së imunitetit (SIDA), raporton Anadolu Agency (AA).

Sëmundja, e cila dëmton sistemin imunitar të njeriut, ka lënë rreth 74.9 milionë të prekur në të gjithë botën, sipas shifrave të mbledhura nga uebfaqja Avert, një organizatë bamirëse me bazë në SHBA, e cila jep informacione për HIV dhe shëndetin seksual.

Aktualisht rreth 37.9 milionë njerëz në të gjithë botën jetojnë me HIV që përfshin 1.7 milion fëmijë.

Sipas uebfaqes, 770,000 njerëz humbën jetën për shkak të sëmundjeve të lidhura me SIDA-në në vitin 2018.

Numrat janë ulur për 55 për qind, nëse krahasohen me vdekjet në vitin 2004 (1.7 milion) dhe në vitin 2010 (1.4 milionë).

Në Afrikë, sipas një llogaritje të marrë në vitin 2018, rreth një në çdo 25 të rritur është i infektuar me HIV / AIDS.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në kontinent 25.7 milionë persona janë të prekur nga HIV / AIDS

Deri 16.3 milionë njerëz kanë marrë terapi antiretrovirale (ART) në vitin 2018.

Rajonet e Afrikës Lindore dhe Jugore posedojnë numrin më të madh të njerëzve në botë të infektuar me HIV / AIDS. Kenia, e vendosur në Afrikën Lindore, si shumë vende afrikane, lufton HIV/AIDS. Zyrtarët paralajmërojnë se megjithëse qeveria po ofron ilaçe falas, pacientët nuk janë seriozë për ilaçet e tyre.

Sipas UNAIDS, 1.6 milion njerëz jetojnë me HIV në Kenia. Ndërsa 89 për qind e tyre dinë statusin e tyre, 68 për qind janë në trajtim. Mbi 270,000 prej tyre janë të rinj.

Afrika Jugore dhe Lindore po ashtu njihet për numrin e madh të fëmijëve të infektuar.

Sipas UNICEF-it, 1.85 milion fëmijë të moshës 0-19 vjeç jetojnë me HIV/AIDS në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button