Shkup, Fronti i Gjelbër ka paralajmëruar protestë të re për ajër të pastër

Organizatat civile të bashkuara për luftë për ajër të pastër dhe mjedis jetësor kanë paralajmëruar marsh të ri protestues në Shkup për më 20 dhjetor, njofton Portalb.mk.

Ajo do të ndodh një muaj pas “Marshit për ajër të pastër”, që mbi 30 organizata civile bashkë me mijëra qytetarë nga tërë Maqedonia e Veriut dolën në protestën më të madhe ekologjike që është organizuar deri më tani. Edhe kjo protestë do të fillojë në ora 17:00 përpara Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe do të mbarojë te Qeveria.

Organizatorët e ashtuquajtur Fronti i Gjelbër thonë se në këtë protestë do ta rikujtojnë Qeverinë se afati i parë për plotësimin e 100 kërkesave të tyre skadon më 31 dhjetor.

“Mbetemi në rrugë që t’i rikujtojmë në kërkesat tona, pasi që kjo është çështje për jetë ose vdekje dhe nuk guxojmë në presin asnjë moment më shumë”, thuhet në paralajmërimin e protestës.

Mbrapa Frontit të Gjelbër qëndrojnë mbi 35 organizata civile, të cilët i kanë refuzuar thirrjet e deritanishme për takim me Qeverinë, edhe pse ajo pas protestave të 29 nëntorit theksoi se i ka pranuar 7 kërkesat e tyre.

“E përshëndesim hapin e Qeverisë për pranimin e shtatë kërkesave tona fillestare, por pajtohemi që të kemi takim vetëm kur të njëjtat do të plotësohen tërësisht”, thanë nga “Iniciativa O2”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button