Faktoje: Hulumtimet sizmologjike në Shqipëri para tërmetit katastrofal kishin buxhet të vogël për vite me rradhë

Shërbimi për verifikimin e fakteve në Shqipëri Faktoje, së fundmi (05.12.2019) analizoi deklaratën e Shefit të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Shkencave Gjeologjike, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, Rexhepi Koci, dhënë tre javë para tërmetit katastrofal të 26 nëntorit.

Rreth 20 ditë para tërmetit, profesor Koci, në një intervistë për televizionin Klan, alarmoi se infrastruktura teknike e këtij departamenti ishte shumë e vjetër dhe kishte nevojë për ndërhyrje para se të dilte jashtë përdorimit. “Faktoje” u interesua për këtë çështje dhe mësoi se në vitin 2007 Shqipëria kishte Institut të Sizmologjisë.

Por me vendim të Qeverisë të Sali Berishës me 4 prill të po atij viti, instituti u integrua në Universitetin Politeknik të Tiranës, me një buxhet të zvogëluar dhe kështu zvogëloi mundësitë për studime shkencore. Duke u mbështetur në një informacion të tillë, Faktoje këtë deklaratë të Koçit e vlerësoi si të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button