Majo: Italia i përkrah Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luixhi di Majo nga Tirana ka porositur se Italia e përkrah procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se Italia insiston që të ketë vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për dy vendet.

“Italia insiston në nevojën për vendim pozitiv për të dy vendet dhe të caktimit të datës për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare, gjithashtu dhe të ndahet mandati i Komisionit i cili do ta përgatit kornizën për bisedime. Në këtë frymë i kam thënë edhe Ramës se dëshira jonë është që të gjithë aktorët politik në vend të angazhohen për krijimin e klimës politike, e cila nuk do ta pengonte rrugën evropiane të Shqipërisë”, tha di Majo.

Rama e ka falënderuar për vizitën, në kohën kur Shqipëria po përballet me pasojat e tërmetit dhe e ka falënderuar për ndihmën që ia ka dhënë shteti fqinj.

“Italia ka qenë dhe do të mbetet partneri ynë i parë në marrëdhëniet ekonomike. Ajo asnjëherë nuk ka kursyer në përpjekjet për  transformimin e Shqipërisë. Me ministrin kemi biseduar dhe për çështje tjera në mesin e të cilave është edhe për njësitin special për luftë kundër korrupsionit. Ministri e ka konfirmuar gatishmërinë që vendi i tij të ndihmojë me asistencë teknike dhe resurse njerëzore në terren, për bashkëpunim konkret”, tha Rama.

Ministri italian, bashkë me eurokomesarin Luixhi Soreca e kanë vizituar kampin e çadrave në Vlorë, ku janë vendosur 200 persona që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button