RVM, deri në 80% të shefave të misioneve diplomatike do të jenë diplomatë të karrierës

Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një projektligj për punët e jashtme në të cilin përcaktohen kriteret për zgjedhjen e ambasadorëve, përkatësisht përcaktohet se të paktën 80 përqind të numrit të përgjithshëm të shefave të misioneve diplomatike-konsullore duhet të emërohen nga radhët e diplomatëve të karrierës, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Për ambasador të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar, përkatësisht konsull i përgjithshëm mund të vendoset diplomat i karrierës me titull diplomatik të paktën Ministër këshilltar i cili ka të paktën 15 vjet përvojë pune në Ministri, prej të cilave pesë në pozitë udhëheqëse dhe së paku dy mandate në përfaqësi diplomatike-konsullore (PDK)”, parashikon drafti i projektligjit për punë të jashtme të publikuar në Regjistrin unik elektronik për rregullore (ENER).

Në këtë dokument thuhet se shef i PDK-së, si përjashtim, si diplomat jo i karrierës, mund të jetë gjithashtu ndonjë person i afirmuar i cili, veç të tjerash, duhet të ketë kryer arsimin e lartë dhe të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune në fushat e politikës, ekonomisë, politikës së jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare, kulturë ose shkencë, prej të cilave të paktën 4 vjet në një pozicion drejtues.

Në të njëjtën kohë, kusht për diplomatët jo të karrierës është që të zotërojnë në mënyrë aktive një gjuhë të huaj, ndërsa preferohet gjuhë të dytë të huaj nga gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara ose gjuhët e punës në BE.

Ndër tjera, prej kandidatëve kërkohet të kenë cilësi të larta morale dhe integritet personal dhe të kalojnë tre muaj trajnim në Ministri gjatë përgatitjeve para se të shkojë për të kryer detyrën e shefit të PDK-së.

“Gjatë emërimit të shefave të PDK-ve detyrimisht duhet të respektohet parimi i  përfaqësimit të adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve dhe parimin e barazisë gjinore”, thuhet në dokument.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button