PSG-ja jep 125 milionë euro për Ronaldon

Drejtuesit e skuadrës franceze PSG kanë bërë gati një ofertë prej 125 milionë eurosh për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, shkruan të dielën “Daily Mail”. 

Sipas gazetës, Ronaldo nuk është i kënaqur te Reali dhe për këtë arsye nuk dëshiron të firmosë kontratë të re. “Ronaldo u ka thënë miqve se më përpara do të transferohet te PSG-ja sesa të firmosë kontratë të re me Realin”, shkruan gazeta britanike. Portugezi 27-vjeçar te Reali qe transferuar për 94 milionë euro nga Manchester Unitedi. Ai ka kontratë me Realin deri në qershorin e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button