Zaev foli për ndërtimet pa leje në Strugë dhe Ohër, si rekomandime të UNESKO-s

Pas seancës së 169-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku kërkohet që deri të premten institucionet përkatëse të dërgojnë vlerësimin për realizimin e rekomandimeve të UNESKO-s për rajonin e Ohrit, kryeministri Zoran Zaev theksoi se gjithë politikanët duhet të jenë përgjegjës për realizimin e këtyre rekomandimeve, transmeton Portalb.mk.

“Besoj se secili do të veprojë në pajtim me ligjet sepse në të ka mënyrë të sigurimit të të gjitha kushteve të nevojshme, por edhe dënime për mosrespektim”, tha Zaev.

Ai këtë deklaratë e dha pasi u informua nga gazetarët se kryetari i Strugës, Ramiz Merko nuk ka kryer regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Në seancën 169-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u diskutua edhe për rekomandimet e UNESKO-s në lidhje me ndërtimet pa leje në rajonin e Ohrit.

“Në konkluzionet e Qeverisë rreth kësaj çështje është edhe rekomandimi për komunat Debërcë, Ohër dhe Strugë të intensifikohen proceset dhe aktivitetet me qëllim të plotësimit të rekomandimeve të UNESKO-s dhe t’i pranojnë përfaqësuesit e UNESKO-s në pajtim me Misionin reaktiv për vitin 2020”, theksojnë nga Qeveria e RMV-së.

Përndryshe, verës Komuna e Ohrit publikoi të dhëna se ka 1,076 ndërtime pa leje, nga të cilat 409 janë në zonën e mbrojtur. Pak ditë më vonë, kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgievski tha se UNESCO nuk kërkon të prishë të gjitha ndërtimet e paligjshme, por të bëjë një vlerësim se si ato ndikojnë në zonën e mbrojtur dhe që sipas tij, një duzinë objekte do të duhet të shkatërrohen. Ai pastaj tha se komuna nuk mund të merret vetë dhe kërkoi ndihmë nga shteti.

Por, në lidhje me rekomandimet pati reaguar edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

“Është më mirë të përballeni me probleme vetë, me forcën tuaj. Deri më 1 shkurt, kur afati përfundon, 30 javë janë në dispozicion. Që nga 4 korriku, kur UNESCO ka caktuar një afat kohor për plotësimin e rekomandimeve, tashmë kanë kaluar dy javë dhe nuk shohim asnjë rezultat “, pati deklaruar Zhbogar dy javë pas rekomandimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button