Urdhër i veçantë i komunës për festat e fundvitit

Banorët e qytezës La Gresle në Francë e kanë të ndaluar që të vdesin në ditë festash. Urdhri është dhënë nga vetë kryebashkiakja e cila e arsyeton me mungesën e mjekëve që mund të certifikojnë vdekjen, transmeton Koha.net.

Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele thotë se arsyeja e këtij urdhri është për shkak se ka mungesë mjekësh të cilët mund të certifikojnë vdekjen e një personi. Personeli shëndetësor i qytezës, është shumë i lodhur pas dy turneve masakrues, dhe në fundjavë kërkojnë pushim.

Së fundmi ka ndodhur që mjeku i cili kuronte një pacient që ndërroi jetë, ishte në pushim në atë moment, dhe për këtë arsye u thërrit një mjek nga një provincë tjetër.

Qyteza nuk ka një urgjencë dhe ambulancat administrohen nga një provincë tjetër. Kjo krijon jo pak shqetësim për 900 banorët e qytezës. Dhe këtu vjen dhe ideja e kryebashkiakes Izabel, “ndalohet të vdesësh në ditët e pushimit”!/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button