Në Çair u lëshua për përdorim klasa senzorike për nxënësit me nevoja të veçanta

Në Çair te Shkolla Fillore “Hasan Prishtina” u lëshua në përdorim klasa senzorike për nxënësit me nevoja të veçanta, transmeton Portalb.mk.

“U lëshuan në përdorim klasat senzorike të pajisura sipas standardeve evropiane në shërbim të përkujdesit të duhur e profesional të fëmijëve me nevoja të veçanta që janë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë”, theksojnë nga Komuna e Çarit.

Nikoqirja e këtij takimi, drejtoresha Lulieta Qerimi priti në hapjen solemne të kësaj klase kryetarin e Çairit, Visar Ganiun, Ministrin e arsimit, Arbër Ademin dhe disa anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në krye me liderin Ali Ahmetin.

Komuna e Çairit njoftoi se kjo klasë është donacion i Irfan Buçit, zv.drejorit të doganave.

“Angazhimi ynë nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë investimet, bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe me donatorë të gatshëm të kontribuojnë, me qëllimin e vetëm të ngrisim në piadestale më të larta kapacitetet e vatrave të diturisë”, deklaroi kryetari Visar Ganiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button