RMV, shuma rekord prej 13.7 milionë euro është mbledhur nga tarifat rrugore në korrik, gusht dhe shtator

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore do të përfundojë këtë vit me të ardhura rekord nga tarifat rrugore. Në periudhën korrik – shtator 2019, për këtë tarifë janë mbledhur 13,7 milionë euro në buxhetin e ndërmarrjes, që është për 3.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njofton Meta.mk.

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, tarifat rrugore në Maqedoni kanë gjeneruar të ardhura totale prej 31,9 milionë euro. Të tre raportet tremujore tregojnë rritje te kjo tarifë, me çka sivjet do të arrihet rezultati më i mirë në funksionimin që nga fillimi i aplikimit të tarifave në vendin tonë.

Nga NP për rrugë shtetërore për “Meta.mk” theksojnë se janë të kënaqur me zbatimin e sistemit elektronik të arkëtimit të tarifave deri më tani. Deri më 1 dhjetor, janë shitur gjithsej 12.812 pajisje elektronike, edhe atë 4.463 M-tag dhe 8.349 M-kard pajisje.

Të ardhurat nga rimbushja e pajisjeve elektronike arrijnë në gati 1.4 milion euro për periudhën korrik deri në dhjetor të këtij viti. Nga shitja e kartave elektronike dhe tagave janë mbledhur 100.000 euro në periudhën e fundit.

Sistemi elektronik për arkëtim të tarifave rrugore filloi të funksionojë më 3 korrik të këtij viti, në Korridorin 10. NP për rrugë shtetërore siguroi fonde përmes kredisë nga BERZH, për të instaluar arkëtimin elektronik edhe në autostradën përgjatë Korridorit 8, i cili do të zbatohet vitin e ardhshëm.

Në fund të gushtit, u lëshua në përdorim pika e re për taksa rrugore në Gjevgjeli në Korridorin 10. Përveç pagesës elektronike, me një kredinë e ngritur që kap shumën 13,7 milionë euro, do të ndërtohen edhe tre pika të reja për tarifa rrugore në autostradën Milladinovc-Shtip (pikat e tarifave rrugore “Kadrifakovë” dhe “Preod” dhe në segmentin Kërçovë – Ohër (pika e tarifave rrugore Arbinovë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button