fbpx

Xhaferi thotë se pa “aminin” e deputetëve shqiptarë nuk mund të ndryshohet Ligji i gjuhëve

Deputetët e VMRO-DPMNE ka mundësi procedurale që të dorëzojë propozim për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por patjetër të kihet parasysh se për atë ligj është votuar me shumicë të dyfishtë, gjegjësisht me shumicë të Badenterit, shumicën e të cilën e përbëjnë deputetët shqiptarë, dhe te të cilët nuk ka disponim, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

“Në Kuvend ka një grup ligjesh të cilët miratohen me shumicë të dyfishtë, i ashtuquajtur me shumicë të Badenterit dhe çdo bartës të atij propozimi do të duhet të ketë parasysh se vendimi përfundimtar varet prej vullnetit të deputetëve joshumicë që janë, në këtë rast duke e pasur që atë e përbëjnë shumica deputetët shqiptarë, propozuesit duhet të dinë se duhet të sigurojnë pajtueshmëri të tillë. Ligji për gjuhët është miratuar me shumicë të tillë dhe duhet të ndryshohet me atë shumicë. Çdo propozues, duhet që paraprakisht të sigurojë shumicë të tillë që ta ndryshojë ligjin”, tha sot Xhaferi.

Sipas tij, rekomandimet e Komisionit të Venedikut nuk janë të domosdoshme, ndërkaq ligjet e miratuar në Kuvend duhet që të zbatohen derisa nuk ndryshohen.

Përndryshe, Komisioni i Venedikut rekomandoi institucionet e Maqedonisë së Veriut që të rishikohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Komisioni rekomandoi që problemi të zgjidhjet përmes konsultimeve duke u përfshirë gjithë palët. Sipas tyre, ligji e zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe duke i kaluar në disa aspekte edhe standardet evropiane të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close