RMV, janë arrestuar dy persona të akuzuar për 17 vjedhje të rënda

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:30 në fshatin Kolibar të Kërçovës zyrtarë policorë nga Stacioni policorë i Kërçovës kanë privuar nga liria personin A.E. 24 vjeç nga fshati Arangel, ndaj të cilit kishte fletë-arrest për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 viteve në Burgun e Idrizovës.

Pas ndërmarrjes së masave dhe pas bisedës me te është konstatuar se gjatë muajit tetor, nëntor dhe fillim të dhjetorit të këtij viti, A.E. bashkë me dy persona nga Gostivari, kanë kryer 17 vepra penale në Osllomej dhe Zajas.
Në koordinim me Stacionin policor të Gostivarit, lidhur me veprat penale, nga liria është privuar edhe Z.I. 25 vjeçar nga fshati Debresht i Gostivarit, pas çka është ndaluar në Stacionin policorë në Kërçovë.

Për këto aktivitete është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngritën padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button