“Bomba” të reja për rastin “Reket”: Çanta me para ka pasur GPS, nuk është te Zaevi

Në kanalin Youtube, sot janë publikuar 6 audio-incizime, në të cilat mund të dëgjohet zëri i cili ngjan me atë të biznesmenit që është dëshmitar kryesor në rastin “Reket”, Orce Kamçev, njofton Portalb.mk.

Në njërën prej incizimeve dëgjohet se si ai thotë se në çantën me para që i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13 e ka marrë nga shtëpia e tij ka pasur GPS (mjet për gjetjen e lokacionit) dhe e njëjta është shëtitur jashtë Maqedonisë së Veriut.

“Çanta nuk është te Zaevi”, thekson ai.

Më poshtë mund t’i dëgjoni bisedat e përgjuara:

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button