Deskoska: Vetingu në gjyqësor nuk është i mundshëm përpara zgjedhjeve

Që të zbatohet veting i gjykatësve dhe prokurorëve publik nevojitet shumicë prej dy të tretave, dhe ajo nuk mundet të kryhet përpara zgjedhjeve, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Portalb.mk.

Ajo thotë i vjen mirë që është formuar edhe vetëdija dhe është hapur debat dhe në vetë institucionet gjyqësore se janë të nevojshme korrigjimet në punën e tyre. Ministrja thotë se po shqyrtohen më shumë opsioni, vetingun të cilin do ta zbatonte komisioni i përbashkët do të hulumtojë më shumë aspekte dhe është e mundshme që të kryhet nga institucionet ekzistuese, megjithatë do të jetë proces i cili do të konstatohet me shumicë prej dy të tretave.

Këshilli i Prokurorëve, Aco Kolevski thotë se për vetingun nuk është problem vetëm numri i vogël i prokurorëve, por edhe pavarësia e prokurorisë që është e garantuar me Kushtetutë.

“Prokuroria Publike është organ i pavarur që do të thotë se organet tjera nuk guxojnë të përzihen në punën e saj, gjithashtu kemi edhe akte ligjore që e garantojnë pavarësinë. Gjatë këtij procesi duhet të kihet kujdes që të mos shkelet Kushtetuta dhe ligjet, nëse zbatohet ky aksion”, tha Kolevski.

Sipas tij, në çdo moment mund të urdhërojë kontroll të jashtëzakonshëm ndaj punës së prokurorëve publik, përskaj kontrollit të rregullt i cili zbatohet dy herë në vjet.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Portalb.mk vazhdimisht ka shkruar për nevojën e vetingut, apo kontrollit të gjykatësve të cilët nuk japin llogari edhe nëse marrin vendime skandaloze.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button