Dimitrov: Porositë inkurajuese nuk janë të mjaftueshme, na duhet vendimi për bisedime me BE-në

Bashkimi Evropian (BE) duhet që sa më shpejtë ta plotësojë premtimin për hapje ne bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, thekson shefi i diplomacisë së RMV-së, Nuikolla Dimitrov në një deklaratë për AFP-në duke paralajmëruar se nuk janë të mjaftueshme porositë inkurajuese pas takimit të tetorit në Këshillin e Evropës në të cilin nuk u miratua vendimi për fillimin e procesit hyrës, njofton Portalb.mk.

“Mendoj se këto rekomandime janë pozitive dhe të nevojshme, por në këtë fazë për ne edhe mua si ministër i Punëve të jashtme shumë është rëndë që të flasim për shpresë pasi që tre herë kemi goditur në mur – në qershor të vitit 2018-të, qershor 2189-të dhe në tetor 2019-të”, tha Dimitrov.

Është e domosdoshme, thekson ai, të miratohet vendimi dhe të na jepet shpresë e vërtetë se Evropa është serioze në lidhje me perspektivën tonë evropiane.

AFP rikujton se KE-ja dhe institucionet tjera të BE-së qartë kanë thënë se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe detyrat që i janë dhënë dhe se duhet që të fillohen bisedimet për anëtarësim, por në Samitin e BE-së ndaj asaj ka kundërshtuar Franca.

Për veton franceze, Dimitrov tha se e drejta e Parisit hapë debat legjitim për procesin hyrës, ndërkaq Maqedonia e Veriut është e përgatitur që ta pranojë dhe të jenë e gatshme për vëzhgim plotësues duke përfshirë edhe parimin e reverzibilitetit.

Edhe përskaj dëshpërimeve nga BE-ja në tetor, Dimitrov thotë se Shkupi nuk do ta përsërit gabimin pas Samitit të NATO-s në vitin 2008 kur nuk ka marrë ftesë për anëtarësim për shkak të kontestit për emrin me Greqinë dhe ka hyrë në qorrsokak.

“Ne po shmangëm që ta përsërisim atë gabim. Mbetemi të fokusuar në qëllimin. Në disa javët në vazhdim duam që të arrijmë rezultate reformuese shtesë të cilat do ta përforcojnë rastin tonë dhe do ta bëjnë të pamundshme edhe një “jo” nga vendet e BE-së”, theksoi Dimitrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button