Sulm i armatosur në New Jersey të SHBA-ve, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes me armë në Jersey City të shtetit New Jersey në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bashkisë së Jersey City, Steven Fulop, në deklaratën nga Twitteri njoftoi se në përleshje ka humbur jetën një polic ndërsa tre policë tjerë janë plagosur.

Burime të paemërtuara thanë se përleshja ka filluar pas një hetimi për vrasje ndërsa të dyshuarit kanë ikur në një dyqan të lagjes prej ku kanë hapur zjarr drejt policisë.

Ndërkohë sipas informacioneve që AA ka siguruar nga një polic i cili deshi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve, përleshja ka filluar pas një problemi gjatë shitblerjes së drogës.

Në përleshje humbën jetën gjithsej 6 persona, nga të cilët një polic, dy të dyshuar dhe tre civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button