Pas Shqipërisë, tërmetet shkundin tokën në Greqi e Turqi

Toka vazhdon të lëkundet, por tani më “pika e nxehtë” është Greqia dhe Turqia. Duke parë lëkundjet e regjistruara së fundi duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve po lëkund Turqinë dhe Greqinë fqinje.

Kështu gjatë natës janë regjistruar lëkundje me magnitudë 5.4 në Greqi, 2.5/ 4.8 e 4.5 në Turqi. Po ashtu edhe disa ditë më parë u regjistruan tërmete të forta në Italinë veriore, ku vetëm brenda 12 orëve u regjistruan 36 lëkundje, transmeton Top Channel.

Edhe më herët studiuesit kanë thënë se rajonet më të ekspozuara të kontinentit ndaj lëkundjeve të dhunshme sizmike, përfshijnë Ballkanin, Italinë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button