Disa kombinime të veshjeve për këtë vjeshtë (FOTO)

Teksa vera sjell pastele të ëmbla, vjeshta ka të bëjë me ngjyrat më të theksuara. E kuqe e thellë, e verdhë vibruese, ngjyrë kumbull, ngjyrë krem dhe portokalli janë ngjyrat ideale për mot të ftohtë dhe më poshtë janë kombinuar disa veshje, bazuar në ngjyrat tona të preferuara.

Bukur dhe komode

E verdha është një nga ngjyrat më të preferuara, kur bëhet fjalë për nuancat e inspiruara në vjeshtë. Niseni veshjen me një triko komode të thurur. Shtoni një palë xhinse të ngushta, një palë cizme ortopedike, dhe përfundojeni pamjen tuaj më nje xhakete lëkurë( origjinale ose jo) dhe një cantë të madhe në lejla të fortë . Kjo është mënyra ideale për tu ndjerë komode, nëse do dilni me shoqet për një kafe ose shopping.

Për në zyrë

Ti shtoni shije paraqitjes tuaj për në zyrë, nuk është dhe aq e vështirë. Këshillojmë të filloni me një fund ngjyrë vishnje dhe nga aty mund të imagjinoni vazhdimin. Shtoni një bluzë me kopsa, geta të zeza, cizme deri tek kyci i këmbës dhe shtoni sipër një xhaketë xhins që mund t’ju nevojitet kur të ktheheni pasdite.

Takimi i darkës

Kombinimi i veshjeve të ndryshme, për të krijuar pamjen për një takim në darkë është shumë i thjeshtë kur arrihet me pjesët e duhura. Filloni me një fustan me motive me ngjyra të vjeshtës dhe shtoni cizme të ngushta deri tek gjuri. Për efekt ekstra shtoni disa aksesorë gold( një byzylyk të trashë) dhe përfundojeni veshjen më një cantë të madhe të kuqe./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button