Abolimi i paligjshëm i Ivanovit sot përpara deputetëve

Kërkesa për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për Falje sot do të gjendet përpara deputetëve në seancë kuvendore, njofton Portalb.mk.

Kërkesën e kanë dorëzuar deputetët e LSDM-së Sashko Kostov dhe dimë Velkovski, pasi që është krijuar mundësi që Gjykata Kushtetuese ta “ringjallë” abolimin e paligjshëm të ish presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Paraprakisht, Qeveria ka miratuar vendim se neni 11 nuk është pjesë e Ligjit për Falje, kështu që edhe abolimi i Ivanovit, me të cilën nga përndjekja penale dëshironte t’i shpëtojë ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së, është shfuqizuar.

Nga Qeveria presin që Kuvendi njëherë e përgjithmonë ta mbyllin këtë çështje.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese është një hap para anulimit të të gjitha akuzave, hetimeve dhe proceseve gjyqësore që janë ngritur kundër ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët u amnistuan nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov më 12 prill 2016. Një muaj më vonë, Ivanov i revokoi amnistitë.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana JankulloskaMartin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi,  Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button