Prifti për Edi Ramën: Rezart Prifti: “Kryeministri ortodoks i konvertuar në katolik që i lutet Allahut”

Pedagogu Rezart Prifti, i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit Edi Rama.

“Duhet të vdes kush pa të flitet për diçka”, është shprehur Prifti.

Sipas tij Rama nuk kishte nevojë që të shkonte tek Erdoghan por mund të shkonte në Bruksel, të cilin e quan edhe “yllin tonë polar”.

Prifti e cilësoi Ramën si një ortodoks i cili është i konvertuar në të krishterë dhe i lutet Allahut. “Kryeministri ortodoks i konvertuar ne të krishter që i lutet Allahut, të mos shkojë të xhaxhi Erdogani por të shkojë në Bruksel sepse ata janë ylli ynë polar”- ka thënë ai.

Prifti gjithashtu theksoi se kjo që ndodhi në vend vuri në dukje tre gjera të rëndësishme, varfërinë ekstreme, institucionet mizerable si edhe shkëputjen e krijimit ekonomik.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button