Nuk është ndërtuar parking i ri nëntokësor në qendër të Strugës

Premtim:  Ndërtimi i parkingut nëntokësor në qendrën e Strugës me partneritet publiko-privat

[Burimi: Programi parazgjedhor i kandidatit për kryetarë komune në Komunën e Strugës “Për Komunën që duam”, viti 2017]

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në programin e tij parazgjedhor “Për Komunën që duam” (faqe 16), dha premtimin për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendrën e Strugës. Ky premtim i Merkos është i parealizuar. 

Në qendrën e qytetit në Strugë, nuk mund të shihet ndonjë iniciativë për ndërtimin e këtij parkingu nëntokësorë. Informacion për ndërtimin e parkingut nëntokësor nuk ka as edhe në ueb faqen zyrtare të Komunës së Strugës. Më saktë, në të gjithë informacionet e publikuara, thirrjet publike, por as edhe në seancën e fundit, sipas dokumenteve të publikuara, nuk ka iniciativë për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendrën e Strugës.

As në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Strugës dhe në faqen personale të kryetarit Merko, ku zakonisht promovon të gjithë projektet që planifikohen, që janë duke u realizuar ose janë realizuar, nuk ka njoftim për fillimin ose plan për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të Strugës.

Me verifikimin e mediumeve lokale në Strugë, por edhe në gjeneratorët e lajmeve, u nxorën të njëjtat rezultate, nuk ka informacione për një iniciativë të tillë.

Sipas verifikimeve të lartshënuara të Vërtetmatësit, ky premtim i kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për ndërtimin e parkingut nëntokësor me partneritet publiko-privat, nuk është realizuar. 

BURIM: Nuk është ndërtuar parking i ri nëntokësor në qendër të Strugës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button