Liverpooli e Napoli kaluan testin

Liverpooli dhe Napoli janë dy ekipet që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, duke zënë dy pozitat e para në Grupin E.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Liverpooli fitoi 2 me 0 ndaj Salzburgut si mysafir. Naby Keita e Mohamed Salah realizuan golat në pjesën e dytë për fitoren e rëndësishme, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen tjetër të Grupit, Arkadiusz Milik realizoi tre gola e një tjetër e shtoi Dries Mertens për fitoren 4 me 0 të Napolit ndaj Genkut.

Kampioni aktual evropian mbyll fazën e grupeve në pozitën e parë me 13 pikë, një më shumë se Napoli. Salzburgu si i treti shkon në Ligën e Evropës me shtatë pikë. Genku eliminohet nga “Championsi” me vetëm një pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button