Ky po konsiderohet tenisti më i dobët në histori (VIDEO)

Ukrainasi Artem Bahmet po cilësohet si tenisti më i dobët në botë, pas një performance të pazakontë në një turne në Doha.

Bahmet po përpiqej të kualifikohej në raundin e rregullt përmes ndeshjes ndaj tailandezit Krittin Koaykul.

Por ai jo që nuk iu afrua fitores… por mezi e kalonte rrjetën, dhe shpeshherë nuk arrinte të qëllonte fare topin, transmeton Koha.net.

Çdokush mund të përfshihet në këtë ngjarje nëse vetëm paguan 32 euro, por Bahmet mund t’i ketë rënë pishman që ka shpenzuar paratë, pasi paraqitja e tij u bë virale në rrjetet sociale, shkruan “The Sun”.

Ukrainasi ka humbur të gjitha 48 pikët, në një humbje 6-0, 6-0.

Fituesi i këtij turneu mori 2400 euro.

Paraqitja e Bahmetit u bë hit në Twitter me përdoruesit që kanë thënë se “tash kam shans për të nisur karrierën profesionale të tenisit”, “më mirë do të luaja si i dehur” e se “a ishte kjo ndeshje profesionale?”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button