Mbajeni trurin tuaj të ri duke bërë këtë veprim

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë. Shumë pak gjëra e stimulojnë trurin ashtu si muzika. Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës mund të reduktojë ankthin dhe dhimbjen dhe të përmirësojë tensionin e gjakut, kualitetin e gjumit, humorin, shkathtësinë mendore dhe memorien.

Lidhja tru-muzikë

Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se si truri ynë mund të dëgjojë dhe luajë muzikë. Një sistem stereo përcjell vibrime që udhëtojnë nëpërmjet ajrit dhe në një farë mënyre futen në kanalin e veshit. Këto vibrime prekin daullen e veshit dhe transmetohen në një sinjal elektrik që udhëton nëpërmjet nervit të dëgjimit për në tru, ku kthehet në diçka që ne e perceptojmë si muzikë, transmeton Revista Class.

Nxitje të përditshme të trurit nga muzika

Fuqia e muzikës nuk limitohet vetëm në studime interesante. Provoni këto metoda për të sjellë më shumë muzikë dhe përfitime të trurit në jetën tuaj.

Ndihmoni kreativitetin tuaj

Ekspertët sugjerojnë të dëgjoni edhe muzikën që dëgjojnë fëmijët dhe nipërit tuaj. Shpesh ne dëgjojmë vazhdimisht të njëjtat këngë dhe zhaner muzike që dëgjonim gjatë adoleshencës dhe në të 20 – at dhe kryesisht shmangim dëgjimin e çdo gjëje jashtë asaj periudhe. Muzika e re sfidon trurin tonë në një mënyrë që ajo e vjetra nuk e bën. Mund të mos jetë shumë e pëlqyeshme në fillim, por ai jofamiljaritet detyron trurin të përpiqet për të kuptuar tingujt e ri.

Kujtoni diçka nga shumë kohë më parë

Këngë të ndryshme ju sjellin kujtime të ngjarjeve që mund të kenë ndodhur kur ju keni qenë duke e degjuar atë në të shkuarën.

Dëgjoni trupin tuaj

Kushtojini vëmendje se si ju reagoni ndaj formave të ndryshme të muzikës dhe zgjidhni atë që është më e përshtatshme për ju. Çfarë ndihmon një njeri që të përqendrohet mund të jetë shpërqendruese për dikë tjetër dhe çfarë e ndihmon dikë që të çlodhet mund të sjellë lodhje për dikë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button