Nuk ia konsumonte vajza qumështin e gjirit, por ja çka bëri nëna pastaj

Qumështi i gjirit të nënës është ushqimi i parë që provon në jetë.

Vlerat ushqimore të saj janë të pakufijshme, çka e kthen qumështin e gjirit në një nevojë të domosdoshme për këdo.

Por ndodh shpesh që organizmi i një nënë, pas kohës që ka lindur nuk prodhon mjaftueshëm ose aspak qumësht, duke detyruar gratë që të gjejnë zgjidhje alternative. Megjithatë, shumë nëna kanë tepri të qumështit të gjirit dhe, Gina Mitchell ka marrë një vendim me të vërtetë emocionues, transmeton OraNews.

36-vjeçarja nga Virxhinia dhuroi mbi 20 litra qumësht gjiri, pasi vajza e saj refuzoi ta pinte. Ajo e grumbulloi në shishe të vogla dhe e ruajti në frigorifer, për t’ia dhuruar më pas të huajve.

Vendim që vjen pasi të njëjtën gjë bëri edhe nëna e saj. Diçka e tillë është përshëndetur nga shumë ndjekës, por edhe familje që kanë pasur probleme me sigurimin e qumështit të gjirit për të vegjëlit e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button