Gjykata dënoi me burg dy ish kryeministra

Gjykata Algjeriane dënoi dy ish kryeministra me burgim pas një hetimi të gjatë për korrupsion.

Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vite burg ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vite, transmeton OraNews.

Ato akuzoheshin për abuzim pushteti dhe ishin të përfshirë në një skandal në lidhje me një kompani për prodhimin e makinave.

Të dy ish politikanët ishin aleat të ish Presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqjen në prill për shkak të protestave masive që përfshinë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button