Abazi: Rinisë në RMV i nevojitet zëri kritik, vetëm ata mund të bëjnë ndryshimin

Më brengos fakti se në çdo vlerësim ndërkombëtar për arsimin në vend, Maqedonia e Veriut radhitet nga fundi, është e vërtetë që është shtuar numri i institucioneve arsimore, në pikëpyetje vendoset kualiteti i tyre, shprehet Vigjilenca Abazi. Ajo për Portalb.mk tha se të rinjve ju mungon vetëdija për mënyrat apo veglat me anë të së cilave mund t’a sjellin ndryshimin.

Në një prononcim për Portalb.mk, profesoresha e Maastricht University në Holandë Vigjilenca Abazi, problemin e shkeljes së të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut e ndërlidhi me ekonominë e rrënuar në shtet.

“Është tragjike që në shtetin tonë thuaj se 50% e rinisë nuk kanë perspektivë për punë, sepse janë të papunësuar. Në një shtet ku nuk funksionon ekonomia si duhet, çdo e drejtë tjetër e njeriut cenohet. Në qoftë se përqendrohemi tek të rinjtë, ne tani kemi shumë institucione arsimore, ajo që mua më brengos është kualiteti i arsimit në të gjitha nivelet, më brengos fakti që në çdo vlerësim ndërkombëtar për arsimin në vend, Maqedonia e Veriut vazhdimisht ngelet mbrapa” theksoi Vigjilena Abazi.

Abazi gjithashtu foli për rëndësinë e mendim kritik, ajo tha se rinisë në shtetin tonë i mungon zëri si pasojë e mungesës së vetëbesimit dhe vetëdijesimit për mënyrat apo veglat me anë të së cilave ata mund ta sjellin ndryshimin.

“Të rinjtë shpesh here e vetë-censurojnë vetveten në këtë shtet, mendoj se në fazën e rinisë shumica nuk kanë mjaftueshëm vetëbesim se ata munden dhe e kanë fuqinë, të rinjtë të cilat i kam njoftuar në vendin tonë, nuk do e kisha përdorur termin të rinj pasiv, gjithsesi shpesh here mungon vetëdijesimi për mënyrat apo veglat me anë të së cilave të rinjtë mund ta sjellin ndryshimin, të rinjtë duhet më tepër të punojnë në këtë drejtim. Rinia në shtetin tonë duhet të jetë një zë kritik” tha Vigjilenca Abazi për Portalb.mk.

Ndryshe, 10 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ajo shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Me organizimin e një paneli të diskutimit me temën “Rinia dhe të drejtat e njeriut” në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) sot u shënua dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, folës në këtë tryezë ishin Vigjilenca Abazi, Ahmed Qazimi, Mevaip Abdiu, Mafiz Rustemi dhe Fatmir Rexhepi.

Shënimi i ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në UEJL.
Shënimi i ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në UEJL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button