Të shtunën, ditë pune për të punësuarit në disa institucione shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi që e shtuna, të jetë ditë pune për të punësuarit në institucionet shtetërore. Në pajtim me vendimin, 14 dhjetori do të punohet për 2 janarin e vitit 2019-të, i cili ishte shpallur ditë jopune në institucionet shtetërore, njofton Portalb.mk.

“Ky konkluzion nuk ka të bëjë me të punësuari në institucionet shëndetësore dhe arsimore. Konkluzioni rekomandon që të zbatohen edhe nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale, për të cilët 2 janari ishte ditë jopune”. Thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas vendimit të Qeverisë më 14 dhjetori nga ana e sektorit publik do të zbatohet aksion për pastrimin e mjedisit jetësor “Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë” me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rrethinë më të pastër. Për orarin dhe lokacionin e aksionit, të punësuarit në sektorin publik do të informohen plotësisht nga ana e personat udhëheqës të institucionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button