Bruksel, Dimitrov në takim me grupin e deputetëve Miq të Maqedonisë së Veriut në PE

Në ditën e dytë të vizitës së punës në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka realizuar takim me disa eurodepuetë të Parlamentit edhe atë me: Daçijan Çollos, kryetar i Grupit Rilindja e Evropës, Andreas Shider, bashkë-udhëheqës me Komitetin e Përzier Parlamentare BE-RMV, Ilhan Kyçyk, raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, por edhe me grupin e eurodeputetëve Miq të Maqedonisë së Veriut në PE, njofton Portalb.mk.

Në brifingun me grupin joformal parlamentar Miq të Maqedonisë së Veriut, iniciatori i së cilës është eurodeputetja sllovene Irena Joveva, ministri Dimitrov ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Parlamentit Evropian për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, me pritje se e njëjta do të përforcohet edhe në përbërjen e re të Parlamentit Evropian. Me këtë rast, ai i ka informuar të gjithë bashkëfolësit për aktivitetet e fundit reformuese dhe rezultatet konkrete, ndërkaq është ndaluar edhe në çështjet rajonale dhe përpjekjet tona për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ministri Dimitrov ka shprehur respektim për reagimin e mbështetjes së PE-së nëpërmjet miratimit të rezolutës me të cilën e fton BE-në të miratojë vendim për fillimin e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, menjëherë pas samitit të tetorit në BE.

“Shtet, ashtu sikur edhe njerëzit, kanë nevojë për miq. Me miqtë rruga është më pak e pjerrët. Jemi të vendosur që të jemi fitues duke qëndruar të përkushtuar dhe të punojmë shumë në reformat evropiane”, tha Dimitrov.

Eurodeputetët i vlerësuan arritjet e reformave dhe kanë dhënë mbështetje të fuqishme për plotësimin e qëllimit strategjik evropian të Maqedonisë së Veriut, sa më shpejtë që është e mundur.

Ministri Dimitrov gjithashtu është takuar edhe Bjorn Sibert, shefin e kabinetit të Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, në të cilin nga të dyja palët është treguar përkushtim i fortë për përforcimin dhe miratimin e pozitës evropiane të Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës Dimitrov ka theksuar:

“Nëse institucionet e reja të BE-së kanë qëllime më të guximshme strategjike dhe këndvështrim më të gjerë gjeopolitik, shembulli ynë është mundësi e shkëlqyer që të tregojë se procesi hyrës është mjet i vërtetë për transformimin evropian të shteteve në rajon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button