Bashkëshortja e Orce Kamçevit: Boki 13 ishte si prokuror special, dinte gjithçka

Në vazhdimin e gjykimit për rastin ”Reket”, bashkëshortja e Orce Kamçevit, Ana Kamçeva, tha se 350.000 euro për reket për pozicion më të mirë për bashkëshortin e saj, i ka nxjerrë prej ndërmarrjeve që i ka, ndërkaq i ka dorëzuar personalisht, njofton Portalb.mk.

“Më mori në veturë Zoran Milevski dhe shkuan te banesa e Bojan Jovanovskit (Boki 13), në lagjen Orman. Katica qëndronte në dhomën e ndejës. U përshëndetëm me zonjën Katica Janeva dhe biseduam për fëmijët. Dhe unë i thash se si kaloj unë me fëmijët, dhe ajo më tha: Të mos ishte Bojan Jovanovski, djali im do të punonte në anije. Ne i dhamë 500.000 euro”, tha Kamçeva.

Ajo tha se Janeva i ka përmendur se për garncinë prej 14 milionë euro mundet që penalisht t’i përndjekë atë dhe vlerësuesit, pasi që një pjesë e pronës është me qira.

Katica Janeva më përmendi se nëse kjo bisedë del nga shtëpia e Bojan Jovanovskit, do ta dijë se prej saj ka dalë, pasi që ka pasur besim tek ata. Tha se mundet jo vetëm një, por shumë lëndë t’i hapë Kamçevit. Mu kërcënua me fuqinë e saj. U frikësova nga fuqia e Janevës. Por, nuk është ajo që e kishte atë fuqi. Prokuror special është Bojan Jovanovski. Ai dinte gjithçka. Cili do të shkonte në paraburgim, dhe gjithçka që tregonte, ashtu ndodhte”, tha Kamçeva.

Kamçeva tha se nuk ka qenë e pranishme kur bashkëshorti i tij ia ka dhënë Boki 13, 1 milion euro. Ajo shtoi se e ka informuar bashkëshortin se rastin do ta paraqet. Është takuar me drejtorin e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Goran Nikollovskin, i cili i ka thënë që të paraqet se është viktimë e reketit.

“Më pyeti se pse nuk kam besim në institucioni, ia numërova se me cilët është i afërt, në mesin e të cilëve edhe me ministrin e Punëve të Brendshme”, tha Kamçeva.

Kamçeva është dëshmitare e prokurores së lëndës, VIllma Ruskoska.

Seancën e kaluar disa orë përpara Gjykatës ka dëshmuar Orce Kamçev, dëshmitari kyç në rastin “Reket”, i cili njëkohësisht është i akuzuari kryesor në rastin “Perandoria”.

Ai ka thënë se lënda kundër tij është e konstruuar që t’i merret reket.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button