Efektivi i RENEA-s u transportua me helikopter drejt Tiranës pasi ra në greminë

Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, i cili ra disa orë më parë në greminën e Thethit, është transportuar me helikopterin e Forcave Ajrore drejt Tiranës, njofton Class.

Beluli është marrë nga fshati Ndërhysaj, njësia administrative Shalë. Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Mbrojtjes.

Operacioni u krye me sukses nga FNSH-ja e Shkodrës. Mësohet se efektivi ishte jashtë detyrës dhe po bënte një shëtitje në zonë, në momentin kur u rrëzua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button