Kusari-Lila: Mund të diskutohet për postin e presidentit, por jo t’i vendoset pika

Deputetja në ardhje në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mes të dyja partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit mund të diskutohet për postin e presidentit, por nuk mund t’i vendoset pika.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka shtuar se posti i presidentit ka të bëjë me vullnetin e deputetëve dhe për këtë arsye nuk mund të vendoset në mënyrë klasike.

“Mund të diskutohet për postin e presidentit, por asnjëherë nuk mund t’i vendoset pikë sepse po flasim për vullnetin e deputetëve. Sot mund të diskutohet për parimet dhe përzgjedhjet e presidentit ose presidentes të ardhshme, por nuk mund të vendoset në mënyrë klasike”.

“Krejt çka mund të diskutohet është formati sepse për të siguruar prezencë në sallë, duhet një dakordim edhe me partitë opozitarë. Në Kosovë zgjedhjet e 6 tetorit janë bërë për Parlamentin e Kosovës dhe për të qeverisur ndryshe nga ajo që kemi pasur deri më tash”.

“Asnjëra parti gjatë fushatës nuk ka bërë premtime për Presidencë. Duhet të kihet parasysh se synimi i VV-së për negocim është që të krijohet një bashkëpunim i sinqertë dhe jo të shikohet për strategji dalëse nga marrëveshja. Tani është e rëndësishme që të diskutohet për formimin e Qeverisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button