Agjenti Ivanov fshehurazi ka ikur në Turqi

Zoran Ivanov, ish drejtori i Agjencisë për Zbulim, në periudhën nga vitit 2017 deri 2019, para se presidenti Stevo Pendarovski ta caktojë Erolld Musliun, u bë profesor në Turqi. Në rrethana të paqarta për publikun e Maqedonisë, por edhe për eprorët e tij në shtatmadhorinë (ShM) e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV) ku e ka pasur pozicionin e fundit të punës, ai është larguar nga shteti, transmeton NOVA TV.

Përse Ivanov ka udhëtuar fshehurazi dhe është fshehur nga gjeneralët e ARMV-së dhe nga Ministria e Mbrojtjes?

Sipas informatave, ai kah fundi i verës është larguar në pushim tremujor pa pagesë, ndërsa pastaj, pas përfundimit të pushimit, në befasi të gjithë kolegëve, nuk është paraqitur në vendin e punës. Sipas procedurës, pas disa ditëve, pasi ka kuptuar që Ivanov nuk ka shenjë për t’u shfaqur në punë, ShP e ka njoftuar Ministrinë e mbrojtjes e cila ka qenë e detyruar të përgatitë aktvendim për dorëheqje.

Ivanov paraqet rrezik potencial mbi sigurinë

Tani, zyrtarisht Ivanov nuk është më i punësuar në shtatmadhorinë e armatës. Mirëpo, frika e sfidon informatën se ai posedon të dhëna dhe informata me karakter sigurie, si dhe sekrete shtetërore, duke pasur parasysh funksionet të cilat i ka ushtruar për shkak se para se të vinte në pozicionin e drejtorit në Agjencinë për zbulim, Ivanov ka qenë kryeshef në zbulimin ushtarak, ndërsa ka edhe eksperiencë në ekzekutim të operacioneve në shtet, si dhe në misione ndërkombëtare, madje është i dekoruar edhe me yll të argjendtë për trimëri nga Departamenti i mbrojtjes së SHBA-ve si komandant i kontingjentit luftarak në Irak.

Me tërë përvojën e tij ka pasur në dispozicion edhe shumë informata të besueshme të interesit të sigurisë së shtetit, si dhe për vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Ka pasur relacione dhe bashkëpunim me pjesëtarë tjerë të shërbimeve nacionale për siguri, si për shembull me Goran Grujevski nga Drejtoria e Pestë, i cili për dallim prej tij, është arratisur në Greqi, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Nikolla Boshkovski pas skandalit me përgjimin.

Largimi i këtillë i Ivanov në Turqi hap shumë çështje – përse e ka zgjedhur pikërisht këtë vend, a i ka dërguar atje materialet të cilat i ka poseduar nga vitet e kaluara në shërbimet e sigurisë, a bashkëpunon tani me rrjete të huaja zbulimi, si dhe e ka me vete pjesë të incizimeve nga përgjimi i paligjshëm?

E fundit ekziston si mundësi për shkak se ka pasur kontakte me Goran Grujevski, për të cilin ekzistojnë dyshime që posedon numër të madh të bisedave të incizuara duke pasur parasysh një nga rolet kryesore që i ka pasur në procesin e incizimit të paligjshëm të komunikimeve telefonike për çka në fakt edhe gjykohet në lëndë gjyqësore.

Certifikata e sigurisë së Ivanovit

Gjithashtu, në pajtim me funksionet të cilat i ka ushtruar, Ivanovit i ka takuar certifikatë e nivelit të lartë, ka pasur të drejtë të din edhe sekrete shtetërore, që e bën figurë edhe më interesante në sytë e shërbimeve të huaja të zbulimit. Burimet nga ShM theksojnë që persona kompetent në Ministrinë e mbrojtjes kanë kërkuar nga Drejtoria për siguri dhe informata të klasifikuara (DSIK) t’i ndërpritet vlefshmëria e certifikatës. Mirëpo, kjo është vetëm formalitet, askush nuk mund t’ia merr Ivanovit informatat që i ka marrë në Turqi, edhe më pak nëse ka pasur për qëllim t’i shesë.

Rastësisht ose jo, Ivanov ka qenë i zgjedhur për drejtor të Agjencisë për zbulim nga ana e Gjorge Ivanov, më 27 mars, apo saktë një muaj para ngjarjeve të përgjakshme në parlament me bastisjen e turmës, për organizimin e të cilës para gjyqit përgjigjen funksionarë të shquar të VMRO-së, sikur Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristovski, por edhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ivanov është zbuluesi i dytë me performanca të larta i cili është jashtë vendit, pas Goran Grujevskit i cili është në Greqi. Me largimin e tyre nga shteti, është evidente që dobësohet sistemi i sigurisë së shtetit, veçanërisht nëse dihet për pozicionet e tyre, autorizimet, por para se gjithash qasjen e tyre tek informatat e klasifikuara dhe materialet e klasifikuara.

Ajo që është interesante, është se edhe Zoran Ivanov edhe Goran Grujevski, para se të caktohen në pozicione të larta në sektorin civil të zbulimeve kanë qenë oficerë të lartë të armatës të cilët kanë shërbyer në njësinë speciale “Ujqit”. Grujevski ka qenë edhe komandant i kësaj njësie dhe prej aty daton njohja e tyre.

Informata që meriton kujdes është që pas ardhjes së VMRO-DPMNE së në pushtet në vitin 2006 dhe caktimit të Sasho Mijallkov për drejtor të DSK-së, ai si ish udhëheqës i shërbimit për zbulim ushtarak në MPB ka sjell numër të konsiderueshëm të kolegëve nga ky shërbim i sigurisë, si dhe numër të madh të pjesëtarëve të armatës të cilët kanë qenë të vendosur në pozicione të larta në MPB, sikur Sasho Mitevski – Hitler, Antonio Stankoski, Toni Jakimovski, i ndjeri Aleksandar Bocinov dhe disa të tjerë. Mënyra e këtillë e pozicionimit të kuadrove besnike dhe partiake në pozicione të ndjeshme, që ishte praktikë e pushtetit paraprak, e arsyeton nevojën për Veting edhe në shërbimet e sigurisë, para anëtarësimit të shtetit në NATO.

Nga zbulues deri në profesor

Nuk është karakteristikë për agjent të kalibrit të tij të zhduket nga shteti. Mirëpo, shqetëson edhe fakti që largohet në heshtje, pa e ditur askush. Edhe më e palogjikshme është ajo që është punësuar si profesor në Universitet për ekonomik dhe teknologji apo më saktësisht në TOBB ETU në Ankara. Është pikëpyetje si njeriu nga shërbimet e sigurisë, i cili dekadën e fundit ka ndërtuar karrierë si zbuluese, përnjëherë ka ndryshuar profesion në fushë krejtësisht tjetër dhe ashtu lehtë ta heq bagazhin që e mban deri këtu.

Ata që merren me zbulim e dinë që askush nuk mund aq lehtë të heq dorë nga shprehia për të qenë vazhdimisht zbulues. Por, hajt që Ivanovi e ka ndërruar titullin nga zbulues në profesor, por përse në Turqi dhe pse nuk e është larguar nga shërbimi në ushtri siç e kërkon rregull, prej kujt është fshehur, që nuk është shfaqur në vendin e punës dhe është larguar në heshtje?

Ne u përpoqëm ta gjenim personalisht Ivanovin dhe t’ia bëjmë pyetjet që kanë të bëjnë me këtë skandal. Profili i tij në Facebook është mbyllur, përkatësisht. mund ta kontaktojnë vetëm miq të zgjedhur, ndërkohë që profilin në Linked In e ka të hapur, si dhe e-maili për kontakt përmes Universitetit të Ankarasë. Ne ia dërguam atij një duzinë pyetjesh, por deri në momentin e botimit të tekstit nuk morëm përgjigje, që mund të vlerësohet si diçka që pritet.

Këtu transmetojmë një pjesë të përmbajtjes së pyetjeve, në mënyrë që të provokojmë përgjigje nga Ivanovi

Pse u larguat nga Shkupi fshehurazi, a po fshiheni nga dikush dhe përse ndaluat të shfaqeni në vendin e punës? Thjeshtë, përse shkuat në Turqi?

Çfarë po ndodh me certifikatën tuaj të sigurisë?

Ju u janë besuar informacione me rrezikshmëri të të larta për sigurinë, e posedoni edhe sekrete shtetërore, të gjitha këto hapin dyshime për largimin tuaj.

A keni komunikim me shërbimet turke të sigurisë? – A keni marrë materiale konfidenciale në Ankara, ndoshta incizime të përgjimeve të paligjshme?

Çfarë janë marrëdhëniet tuaja me Goran Grujevskin pasi që keni pas takime me të, si para ashtu edhe pas ngjarjeve të 27 Prillit?

Çfarë është bashkëpunimi juaj me VMRO DPMNE sepse në shumë nga postimet tuaja në rrjetet sociale e bëni tag Igor Janushevin?

Ata mendonin se ishte në vend, ai është punësuar jashtë vendit

Miqtë e tij që mund të hapin profilin e JB, na i treguan postimet e tij të muajve të fundit. Postimin e fundit e ka botuar dy javë më parë, më 23 nëntor. Përndryshe, në njoftimet publike në rrjetet sociale ai i ka kushtuar vëmendje mos marrjes datë për negociata me BE-në, duke kritikuar që Maqedonia e Veriut nuk e ka merituar datën sepse nuk ka dhënë rezultate.

Është interesante që në postimet e tij ai e bën tag sekretarin e përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, nga i cili më së shumti merr pëlqime sepse postimet e tij nuk ngjallin shumë interes në rrethin e miqve të tij. Prandaj supozimi logjik apo pyetja – a e organizoi Ivanovi takimin e ministrit turk Çavushoglu me një delegacion partiak të VMRO-DPMNE-së të përbërë nga Janushev, Nikolovski dhe Misajlovski dy ditë më parë në Stamboll?

Përndryshe, në biografinë e tij në faqen TOBB ETU shkruan se e ka kryer Akademinë ushtarake në vitin 1999, në vitin 2010 ka marrë diplomë master në kolegjin për  komandues në Kanzas, ShBA, ndërsa në vitin 2014 ka doktoruar në Institutin e historisë kombëtare në Shkup. Pjesa e përvojës së punës është lënë bosh. Me siguri e ka kuptuar se punë që e ka bërë këtu nuk ka qenë relevante për pozicionin që e mban atje.

Por, ndërkohë në rrjetin LinkedIn, rrjet që përdorur për të realizuar biznes relacione, ai në detaje e ka shënuar nga cili deri në cilin vit në çfarë pozicioni kishte qenë. Aty i ka numëruar edhe angazhimet si oficer zbulimi prej të cilave shihet se kishte 12 vjet ka qenë pjesë e shërbimeve të cilat kanë informacione konfidenciale. Për detyrën e profesorit ka shënuar se e ka filluar nga shtatori 2019 e deri më sot, ose është periudha, në të cilën, në SHP ka qenë i shënuar se ishte në pushim pa pagesë, domethënë ndërsa eprorët e tij e dinin që ai ishte në pushim ai ka udhëtuar për në Ankara dhe është punësuar atje pa i njoftuar shërbimet kompetente në ARMV-së.

Pastaj, përse ka marrë pushim pa pagesë nga gushti deri në tetor, nëse ka pas qëllim që në shtator të punësohet në Turqi? Në vend që të përdorte pushim të pa paguar, ai thjesht mund të shkonte sipas procedurave të armatës dhe të punësohet lirshëm. Por, pikërisht fshehtësia në largimin e tij i hap të gjitha dyshimet se ka diçka që fshihet në sfond.

Ministria e mbrojtjes,  pas pyetjeve tona, ka informuar se Zoran Ivanov ka shfrytëzuar tre muaj pushim të pa paguar e pas kësaj ai nuk kishte shkuar në punë pa ndonjë shpjegim nga ai. Prandaj, me kërkesë të ShP, marrëdhënia e tij e punës është ndërpre. Shtabi i Përgjithshëm ka dërguar njoftim deri te DSK, me çka Ivanovit i ka përfunduar vlefshmëria e certifikatës së sigurisë.

Por, çfarë do të bëhet më tutje? – A do të lihet ky zbulues i profilit të lartë kaq lehtë të mbetet larg, për më tepër nëse e dini se çfarë posedon ai si informacione e ndoshta edhe dokumente konfidenciale. Tani për tani mund të supozojmë përse ikja e Ivanovit është misterioze, por nëse dihet për kë ka punuar dhe çfarë posedon mbase edhe do të zvogëlonte misterin e çështjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button