TopChannel: Kushëriri i Zaevit një nga më të mëdhenjtë në industrinë e kanabisit

Në emisionin “TopStory” të televizionit TopChannel, protagonist të ndryshëm folën për kultivimin dhe tregtimin e kanabisit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

„Në industrinë e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, është përfshirë edhe familja e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. Kushëriri i tij, Trajçe Zaev është njëri nga investitorët më të mëdhenj në këtë industri“, thuhet ndër të tjera në dokumentar.

Në këtë dokumentar, folën investitorë të kësaj industrie dhe mjek të cilët e shfrytëzojnë kanabisin për qëllime mjekësore. Gjithashtu, në emision për shfrytëzimin e kanabisit folën edhe Ministri pa resor, Bardhyl Dauti dhe Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Kemi edhe pacientë nga Shqipëria. Personalisht kam paciente nga Elbasani, e cila me trajtimin e kanabisit ka rezultate të kënaqshme, e cila vuan nga skleroza“, deklaroi mjeku nga Tetova, Emin Hajrullai.

Në emision ndërkohë demonstrohet prodhimi dhe përdorimi i kanabisit.

“Marr çdo javë nga 2-4 mesazhe nga njerëz nga Serbia, Kosova e Shqipëria që pyesin se ku mund ta blejnë. Mund të them se numri vjen gjithnjë duke u rritur “, deklaroi mjeku nga RMV-ja, Davor Angelovski.

Emisioni sjell pamje nga një barnatore në Tetovë, ku shërbehet kanabisi edhe pa udhëzim, me çmim prej 25 euro.

“Kremi kanabis është 10 euro, ndërsa vaji është 25 euro“, deklaron në emision farmacistja Mirjeta Zeqiri.

Sipas këtij emisioni, në RMV çdo vit fitohet rreth 100 milion euro nga kjo industri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button